Shqipëria përbën një eksperiencë të veçantë në shërbimin tim diplomatik. Kështu është shprehur Ambasadorja Amerikane Mariza Lino në prag të përfundimit të misionit të saj në Shqipëri. Lino ka nisur takimet e lamtumirës me personalitetet shqiptare.

Pas takimit me liderin demokrat Berisha ajo ka biseduar sot me Ministrin e Jashtëm Paskal Milo. Shqipëria, tha Lino, tani është pjesë e jetës sime, përkushtimi ndaj së cilës do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ndërkohë Milo u shpreh se gjatë kësaj periudhe është rritur intensiteti i marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. Lino dhe Milo kanë folur gjatë për gjendjen në rajon si dhe për sqarimin e kësaj situate dhe rrugëzgjidhjen e saj./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego