Një ditë pas protestës së madhe që zhvilloi opozita përpara godinës qeveritare nuk ka ngelur asnjë shenjë që të dëshmojë përleshjen e zhvilluar mes protestuesve dhe Forcave të shumta të Rendit. Godina e kryeministrisë ashtu si çdo ditë tjetër të zakonshme nuk ruhet nga Forca të shumta Policore dhe ktë e dëshmojnë dhe pamjet e marra gjatë paradites së sotme. Kjo ndoshta dhe pse lideri i opozitës ka lajmëruar se do t’i rikthehen godinës së qeverisë vetëm në datën njëzet shkurt për të përsëritur sërisht kërkesat dhe thirrjet kundër kreut të ekzekutivit dhe antarve të kabinetit të tij. /tvklan.al