Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Gjashtë anëtarët e mbetur të KQZ, janë të lëkundur në dhënien e dorëheqjes pas largimit të kryetarit Nano dhe kërkesave të partive politike. Brenda 9 Shkurtit Këshilli i Lartë i Drejtësisë, do të vendos për pasardhësin e Nanos, mes 6 kandidaturave, që do të zgjedh konferenca kombëtare gjyqësore. Ndërkohë mazhoranca është e shqetësuar për respektimin e afateve ligjore, në miratimin e ndarjes së re elektorale.

Deputetët Çaka, Tavo, Hoxha, Çenga, Zëri, Rrapi, Braçe, Ulqini, Myslimi, Stanka, Pëllumbi e Kola, kanë marrë përsipër iniciativën ligjvënëse, për miratimin e projektit për ndarjen e re elektorale, më 26 Shkurt në parlament. Në diskutimet e sotme në kolegjin parlamentar të koalicionit dhe në komisionin parlamentar të ligjeve është ftuar PD të konkretizojë vërejtjet e saj për të gjetur një kompromis.

Arben Malaj:- “Ne mendojmë se edhe opozita shqiptare, duke qenë pjesë e rëndësishme e politikës shqiptare, nuk duhet të mbajë thjeshtë qëndrime bllokuese, por brenda mundësive që krijon ligji, duhet të bëhen pjesë në këtë proces dhe kërkesat e tyre nuk mund të bëhen duke bllokuar proceset”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame