Përpara se Endriti, një prej mesazherëve të “Ka Një Mesazh Për Ty” të zbulonte nëse e ftuara ka ardhur, ai pati një njoftim të rëndësishëm. Duke iu drejtuar moderatorit të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Endriti zbuloi se ky është mesazhi i tij i fundit. Ai do të kthehet në Itali për të vijuar karrierën si aktor pasi ka marrë një ofertë për një produksion të madh filmik.

Me shumë mirënjohje, Endriti falenderoi Gjebrean për mundësinë që të ishte pjesë e programit i cili i ka shërbyer për t’u rritur jo vetëm profesionalisht, por edhe si njeri.

Endrit: Ardit, përpara se të them lajmin a ka ardhur zonja apo jo, unë sot kam një mesazh për ty.

Ardit Gjebrea: Urdhëro!

Endrit: Kjo është hera e fundit e imja këtu sepse siç ti e di, unë kisha shumë kohë që po prisja një ofertë për një produksion shumë të madh filmik në Itali dhe më në fund ajo erdhi.

Ardit Gjebrea: Po vij pranë teje që ta dëgjojmë, mos të rrimë kaq larg meqenëse është hera e fundit si mesazher tek “E Diela Shqiptare”.

Endrit: Dhe unë atë e pranova, por gjithsesi dua të të falenderoj shumë Ardit për këtë ofertë, për këtë mundësi që mua më është dhënë këtu në këtë sezon sepse jam rritur shumë edhe nga ana profesionale, por sidomos nga ana njerëzore.

Ardit Gjebrea: Faleminderit! Unë mendoj që një nga bonuset e këtij programi është që ti e ke njohur më shumë Shqipërinë nga ç’e dije,  e ke zbuluar.

Endrit: Patjetër, jo vetëm udhëtimet, por edhe historitë, njerëzit që kemi takuar, na kanë lënë gjithmonë diçka prandaj them që jam rritur edhe si njeri./tvklan.al