Mbi 100 cm shi dhe erëra që pritet të arrijnë shpejtësinë 230 km në orë. Një i vdekur dhe dëme të shumta. Është vetëm bilanci fillestar i atij që njihet si një prej urganeve më të fuqishëm të viteve të fundit në Atlantik .

Uragani “Matthew”, i klasifikuar si stuhi e kategorisë së katërt pritet të godasë edhe pjesën perëndimore te Haitit, një nga vendet më të varfra në botë, ndërkohë që pjesa më e dëmtuar pritet të jetë zona jugperëndimore e ishullit.

Autoritetet vendase u kanë bërë thirrje banorëve që të mbledhin rezevra ushqimesh dhe uji, pasi situata pritet të përkeqësohet.

Deri tani, mbi 10 mijë persona janë evakuuar edhe në Republikën Domenikane, ku edhe aty priten shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të fuqishme.

Tv Klan