Studimi i OBSH, normat e obezitetit u rritën katërfish tek fëmijët dhe u dyfishuan tek të rriturit

Më shumë se një miliard njerëz në mbarë botën tani konsiderohen obezë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Obeziteti është aq i përhapur sa është bërë më i zakonshëm sesa nënpesha në shumicën e kombeve, duke përfshirë shumë vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme që më parë kanë luftuar me kequshqyerjen.

Nga viti 1990 deri ne vitin 2022 janë marrë të dhënat e 220 milionë njerëzve në më shumë se 190 vende të botës. Ekipet ndërkombëtare të shkencëtarëve kanë thënë se ekziston nevojë urgjente për ndryshime masive në mënyrën e luftimit të obezitetit. Për vajzat në mbarë botën, shkalla e obezitetit u rrit nga 1.7% e popullsisë së botës në vitin 1990, në 6.9% në vitin 2022.

Për djemtë, rritja ishte nga 2.1% në 9.3% në të njëjtën periudhë kohore. Shtetet e Bashkuara janë në vendin e 10-të në botë për obezitet te burrat dhe në vendin e 36-të për gratë. India zë vendin e 19-të për obezitet te gratë dhe 21-të për burrat. Në vend të parë renditet Tongo, ku 80 përqind e banorëve janë obezë.

Obeziteti mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të shumë gjendjeve serioze shëndetësore, përfshirë ato të zemrës, diabetin e tipit 2 dhe disa lloje të kancereve. Ndërsa normat e obezitetit po rriten në shumë vende më të pasura, ato po shikojnë trende rritëse edhe në vende të tjera.

Klan News