Komisioni parlamentar i integrimit ka thirrur përfaqësuesit e qeverisë për të reflektuar mbi vërejtjet e ndërkombëtarëve evropianë. Ministrat Malaj, Xhafa, Meksi dhe Toska raportuan mbi reformat kryesore që ndërmerren në kuadër të integrimit evropian, por vlerësimet e tyre janë kundërshtuar nga përfaqësuesit e opozitës duke ngjallur debatin e vjetër.
Ekrem Spahiu: “ Rezulton se ktu krimi ëshhtë në lulzim e sipër dhe është më mirë të thoni motivet reale që bëjnë që të largoni këto drejtorë policish apo shefa komisaratesh sesa t’i etikoni me lloj-lloj epitetesh dhe t’ua nxirrni në rrugë kriminelve për t’i asgjesuar, sepse ju me ato drejtorë policish jeni lavdëruar para gjjithë politikës shqiptare.”
Igli Toska: “Mua më vjen mirë që deputeti renditet ose rreshtohet me ata politikanë që është vënë në krah të ktyre të përjashtuarve. Ne kemi një situatë para kriminale, qarkullim masiv i parasë në kesh. Në ktë pikë vështirsohet edhe kontrolli i parasë së pistë.”
Besnik Mustafaj: “Unë prisja nga ministrat që të gjenim një mënyrë për të dalë nga përcaktimi që ju bë përsëri nga zoti Paten këtij raporti kur thotë se është i njëjtë me atë të një viti më parë, i njëjtë me atë të dy vjetëve më parë. Ky konstatim është i tmerrshëm, që të jemi, që të jemi realist.”
Arben Malaj: “Në qoftë se duhet ndihmë konkrete përpara të zhbllokohet parlamenti, të funksionojë parlamenti për axhendën prioritare që qeveria paraqet atje.”
Paskal Milo: “Unë nuk kam besim, sepse e kam humbur besimin në zbatimin e këtyre planeve të veprimit. Shumë të mira ishin dhe ato që u bënë dhe në 2001 dhe në 2002, por për fat të keq ato nuk u zbatuan.”
Duke e konsideruar të dështuar mbledhjen përfaqësuesit e opozitës u shprehën se diskutimet mbi krimin e organizuar, sistemin gjyqësor, pastrimin e parave dhe garantimin e zgjedhjeve të lira do të ballafaqohen sërish në sallën e kuvendit. /tvklan.al