Rikompozim qeverie përpara kongresit socialist, kjo u miratua gjatë mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste. Pas orës 23 të mbrëmjes sekretari i përgjithshëm Gramoz Ruçi deklarojë se emrat e ministrave do të vendosen në mbledhjen e grupit parlamentar socialist i cili do të zhvillohet të shtunën.

Gramoz Ruçi: “Kryesia e Partisë Socialiste të Shqipërisë vlerësoj njëzëri se egzistojnë të gjitha mundësitë për të realizuar ndryshime në qeveri që nuk përfshijnë vetëm dy vënde vakante, para kongresit të 12 Dhjetorit 2003. Ajo do të nis procesin e përmirësimeve brënda grupit parlamentar të maxhorancës sociliate duke sjellë në qeverisje vlerat më përfaqësuese të Partisë Socialiste Shqiptare”.

Kështu kryeministri Fatos Nano do të propozjë 6 emra ministrash përpara deputetëve socialit, edhe pse kryesia ka debatuar për rikompozime të thellë në kabinetin qeverisës, kryeministri Nano nuk ka miratuar më shumë ndrryshime dhe nuk ka pranuar të japë dorëheqjen. Ende nuk dihet nëse ky propozim do të marrë votat e mundëshme në kuvendin e Shqipërisë.

Gramoz Ruçi: “Kryesia e Partisë Socialiste të Shqipërisë në emër të maxhorancës së saj parlamentare, mbetet e hapur dhe shpreh vullnetin për dialog dhe konsultim me të gjithë spektrin parlamentar, përfshirë këtu edhe opozitën për zgjidhjen e problemeve themelore të stabilitetit të vendit dhe për integrimin e tij në organizmat euroatlantike”./tvklan.al