Enkelejd Alibeaj: “Dhe nuk shoh që të ketë ndonjë lloj ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit. Pavarësi do të thotë të ketë shërbim gjyqtari mbi të gjitha në kohë dhe në mënyrën e duhur. Struktura organike e adiministratës gjyqësore është e përcaktuar, më vjen keq dua ta sqaroj, neni 9 i ligjit, struktura e administratës në gjykatat e shkallës së parë dhe të Apelit përbëhet dhe fillon kancelari, sekretaria gjyqësore, sekretari i seancës, sektori i buxhetit, pra është e plazmuar në ligj. Numrat, çështje numrash, këto siç thatë edhe ju, siç është edhe praktikë deri tani, më tepër sesa 10-vjeçare përcaktohet nga ministri, i cili mban përgjegjësi në këtë rast. Ky është ligj që i jep përgjegjësi dhe identifikon përgjegjësi për ministrin, për ekzekutivin. Ekzekutivi duhet t’i shërbejë gjyqësorit. Si t’i shërbejë? T’i krijojë kushte jo vetëm financiare, por dhe infrastrukturore dhe strukturore”.

Besim Trezhnjeva: “Ne që kemi vite që punojmë në gjyqësor që në fillim të krijimit të strukturës së kancelarisë pranë gjykatave që zëvendësuan kryesekretarët e gjykatave me kancelarët u morën në punë pa kriter. Pse ça shohim? Gjatë veprimtarisë të gjithë kryetarët e gjykatave janë këtu, dmth, kush kancelar i gjykatës ka aftësinë profesionale të zbatojë ligjin procedural, i cili me marrjen e kërkesave padive në administrimin e dosjes gjyqësore…”./tvklan.al