Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Tryeza e iniciativës antikorrupsion të Paktit të Stabilitetit është mbledhur për të dytën herë në Tiranë. Vendet anëtare të Paktit e krijuan iniciativën antikorrupsion gjatë punimeve të tryezës së Paktit në Sarajevë të Shkurtit 2000. Takimin e sotëm e drejtonte Giusepe di Ginario, ndërsa pala shqiptare kryesohet nga Ministri i Shtetit pranë kryeministrit Ndre Legisi, i cili në fjalën e tij theksoi, vëmendjen që qeveria shqiptare i ka kushtuar iniciativës antikorrupsion.

Gjatë këtij takimi, i cili përfundon të premten, delegacionet pjesëmarrëse do të përfundojnë raportin e vlerësimit të iniciativës antikorrupsion të Paktit të Stabilitetit, e kjo do t’i udhëheq vendet donatore në lidhje me dhënien e asistencës së tyre teknike./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori