Mbretëria e Arabisë Saudite ka premtuar se do ta njohë dhe mbështesë pavarësinë e Kosovës.

Autoritetet më të larta shtetërore të kësaj mbretërie kanë shprehur mjaft interes në zhvillimin ekonomik të shtetit më të ri, por edhe Shqipërisë.

Nxitja e njohjes së Kosovës nga ana e vendeve islamike është shtuar kohëve të fundit pas peticioneve të shumta të shtetasve shqiptarë në mbarë botën, myslimanë ose jo.

Një prej tyre është edhe Komuniteti Mysliman Shqiptar që është angazhuar në mbledhjen e 50 mijë firmave në një peticion të dërguar në konferencën islamike, ku kërkohet sa më shpejt njohja e shtetit më të ri nga vendet anëtare.

Imami i xhamisë shprehet se myslimanët shqiptarë besojnë në përkohshmërinë e hezitimit me të cilin shumë vende anëtare të kësaj konference e kanë parë këtë proces.

Që pas shpalljes së pavarësisë së saj më 17 Shkurt të këtij viti Kosovën e kanë njohur vetëm shtatë vende anëtare të konferencës islamike./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle