Lajme Arkiva 2003

Edi Rama: Pas ceremonisë së djeshme të varrimit të komisionit të turpshëm hetimor se të gjithë qytetarët demokratë, i gjithë ai elektorat, i cili ka mbetur për fat të keq në mes të rrugë pa kokë dhe pa drejtim. Për sa i takon qytetit të Tiranës duhet të jetë patjetër i qetë sepse unë dhe Bashkia jemi totalisht të angazhuar që t’i kryejmë të gjitha detyrat, qoftë për qytetarët e majtë, qoftë për qytetarët e djathtë e qoftë për qytetarët që nuk duan t’ia dijë për këto gjëra. Në mënyrë që askush në këtë qytet të mos ndihet i pa përfaqësuar në këtë qytet pavarësisht shkretimit që ka ndodhur në krye të opozitës.

Kjo është deklarata e kryebashkiakut Rama një ditë pasi parlamenti ka miratuar raportin e komisionit hetimor parlamentarë mbi veprimtarinë e Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Kulturës. Rama për të bërë këtë deklaratë ka shfrytëzuar ceremoninë e inaugurimit për fillimin e punimeve për rikonstruktimin dhe zgjerimin e bulevardit “Bajram Curri” në segmentin rrugor nga ura “Dëshmorët e 4 Shkurtit” deri te ura e rrugës së Kavajës.

Shuma që Bashkia e Tiranës do të përdorë nga buxheti i saj për rehabilitimin kësaj gjatësie rruge që shtrihet përgjatë Lanës llogaritet të jetë rreth 227 milionë lekë. përfundimi i këtij segmenti rrugor parashikohet të bëhet në Maj të vitit 2004./tvklan.al