Në datë 20 Nëntor, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda do të japë vendimin për 11 lazaratasit të cilët në Qershor të 2015 qëlluan mbi policinë. Në këtë ngjarje mbeti i vrarë oficeri i RENEA-s, Ibrahim Basha dhe u plagosën dy kolegë të tij.

Gjykata e Shkallës së parë dha 2 burgime të përjetshme dhe 150 vjet burg për të pandehurit, të cilët nuk pranojnë akuzat. Sipas tyre provat janë të manipuluara nga prokuroria.

Tv Klan