Pistoleta me krehër dhe silenciator do të shitej në Shqipëri

Dy 19-vjeçarë nga Kosova të identifikuar su Rijad Fazli dhe Arblend Aliu u arrestuan nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se kanë futur në Shqipëri armë zjarri.

Ata u arrestuan në rrugën “Dritan Hoxha” dhe gjatë kontrollit në makinë, iu gjetën një armë zjarri e llojit pistoletë, me krehër e municion luftarak dhe një silenciator.

Hetuesit dyshojnë se arma do të shitej te persona të tjerë në Tiranë dhe po heton për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Tv Klan