Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka qenë në Dibër ku ka zhvilluar një takim me simpatizantët. Gjatë fjalës së tij Mediu iu ka deklaruar se pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, tani qëllimi kryesor është të kemi zgjedhje me standarde të larta dhe të lira.

Fatmir Mediu: “Ne nuk trokitëm në çdo derë shqiptari, por ne trokitëm në çdo zemër shqiptari dhe trokitëm në çdo zemër me dashuri, me përulje dhe me ballin lart. Me dashuri sepse dashuria është rruga që i bashkon shqiptarët, është rruga që ndërton të ardhmen. Ne përkulemi sepse duhet të dëgjojmë zërin e arsyes, problemet e çdo qytetari shqiptar, çdo familje shqiptare, çdo komuniteti. Me ballin lart se asnjëherë nuk gënjyem, me ballin lart sepse atë që thamë ne e kthyem në një realitet për të gjithë shqiptarët.”

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka deklaruar se forca që ai përfaqëson ka në themel të programit pronën, dhe do të vazhdojë gjithnjë të mbështesë pronarët. Në fund janë prezantuar dhe kandidatët për deputet të partisë Republikane për në qytetin e Dibrës./tvklan.al