Në mbledhjen e fundit të qeverisë kryeministri Nano i ka tërhequr vëmendjen katër ministrive mes të cilave dhe Ministrisë së Arsimit për mosrealizim të invesitmeve të parashikuara. Për ministrin e Arsimit Luan Memushi vërejtjet e bëra nga kryeministri për investimet e kryera në arsim duket se nuk përbëjnë ndonjë shqetësim. Sipas tij ka ende kohë për të bërë përmirësimet e duhura.

Luan Memushi: “Viti 2004, sikurse dihet, ka filluar muajin e 6-të, kemi dhe 6 muaj të tjerë që të mbyllet. Me siguri që ne do të reflektojmë për intensitetin e investimevenë mënyrë që të plotësohet sa më parë programi i parashikuar për fillimin e rikonstruksionit dhe ndërtimit të tyre.”

Këtë prononcim ministri Memushi e ka bërë gjatë inaugurimit të përfundimit të rikonstruktimit të shkollës 8-vjeçare “De Rada”. Memushi në fjalimin e mbajtur përpara nxënësve ka përmendur një sërë shkollash që kanë përfunduar rikonstruktimin e tyre me sukse, ndërkohë që Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin më të fundit të tij e akuzon këtë ministri për abuzime në 33 tendera të zhvilluara për rikonstruktimin e shkollave në të gjithë vendin. /tvklan.al