Ministria e Punëve të Jashtme dhe Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve kanë vendosur nëpërmjet një memorandiumi bashkëpunimi të kotribojnë për promovimin e vlerave dhe artistëve Shqiptarë nëpër botë. Zv/kryeministri dhe njëkohësisht Ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta dhe Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve Limos Dizdari kanë nënshkruar sëbashku memorandiumin për bashkëpunim ku përcaktohen përgjegjësitë dhe detyrimet e shtetit për artistët Shqiptarë kudo në botë, ku ata shpesh herë njihen si ambasadorë të vëndit tonë.

Limos Dizdari: “Vetë autorët e këtyre veprave që tashmë janë nëpër galeri, biblioteka, librari, muzeume dhe kudo, të bëhen më konkrete dhe njerëzit të jenë më prezent atje”.

Ilir Meta: “Përveç programeve të përbashkëta që ne do të bëjmë për promovimin e veprave konkrete apo organizimin e aktiviteteve të caktuara, duke filluar që nga sot të gjitha përfaqësitë tona diplomatike jashtë vëndit nuk kanë vetëm detyrime morale ndaj Lidhjes së Shkrimtarëve apo ndaj shkrimtarëve dhe artistëve përfaqësues të botës së kulturës, por nga sot kanë detyrime institucionale në mënyrë që ti shërbejnë sa më mirë për afirmimin e veprave të tyre dhe të aktivitetit të tyre”.

Ky bashkëpunim do të kosistojë edhe në krijimin e lehtësirave për paisje me vizë të artistëve Shqiptarë me qëllim realizimin e turneve jashtë Shqipërisë si dhe në ndërmjetësimin me fondacione dhe organizma ndërkombëtare, të njohur për punën e tyre në fushën e kulturës./tvklan.al