Kryetari i Partisë Levizja Soicaliste për Integrim Ilir Meta priti në selinë e re përfaqësuesit e Partisë Popullore Evropiane me të cilët diksutoi mbi situatën politike në vend si dhe reformën zgjedhore. Ilir Meta bëri të qartë në takim nevojën e partisë ndërkombëtare për zhbllokimin e reformës.

Ilir Meta: “Komiteti ndërkombëtar duhet të fiksojë që më parë standardin e zgjedhjeve të ardhshme që t’i bëjë të qartë popullit shqiptar, t’i bëjë të qartë politikanëve shqiptarë, t’i bëjë të qartë qeverisë shqiptare, opozitës dhe gjithë institucioneve të tjera kushtet që duhen përmbushur që zgjedhjet të konsiderohen të ndershme dhe të lira, përndryshe këtu manipulimi do të bëhet dhe mungesa e transparencës do të bëhet një fakt i kryer dhe sigurisht që kjo do të ketë pasoja të paparashikuara për stabilitetin e vendit.”

Përfaqësuesit e grupimit të djathtë më të madh në Evropë vlerësuan në takim iniciativën dhe platformën e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Një ditë më parë, Ilir Meta, zëvendëskryetari Sokol Axhemi dhe deputeti Ndre Legisi zyrtarizuan me 450 anëtarët e parë degën e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Shkodër. Kryetar u zgjodh Agim Jahja. Kreu i LSI-së deklaroi në Shkodër se lufta kundër varfërisë dhe integrimi mbeten pikat kryesore të kësaj lëvizjeje. /tvklan.al