Integrimi në Bashkimin Europian, takimi i 15-çes Europiane me 22 Qershor në Selanik, hapja e pikave të reja kufitare, ndërtimi i linjës së re energjitike 400 kW Fierzë-Prizren, nënshkrimi i marveshjes së tregtisë së lirë midis Shqipërisë dhe Kosovës si dhe bashkëpunimi në fushën e rendit publik për të luftuar krimin e organizuar, kan qënë disa nga temat që shefi i UMNIK-ut Mikael Shtajner ka diskutuar gjatë takimeve të zhvilluara sot me Presidentin e Republikës Alfred Moisiu, Kryeministrin Fatos Nano dhe me zv/Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Ilir Meta. Kryeministri Nano pas takimit me përfaqësuesin e UMNIK në Prishtinë është shprehur i vendosur për të forcuar bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Fatos Nano: “Unë besoj se sëbashku do të mund të vazhdojmë këtë bashkëpunim dhe të shtojmë iniciativat që bashkëpunimi rajonal të intensifikohet dhe faktorët përfaqësues të vëndeve të ballkanit dhe të politikës ballkanase të intesifikojnë dialogun politik midis tyre krahas dialogut me Brukselin dhe me qëndrat e tjera të politikës globale”.

Gjatë të gjitha takimeve të zhvilluara sot me krerët më të lartë të shtetit Shqiptarë, Shtajner dhe bashkëbiseduesit e tij kanë rënë dakort se pranija e Kosovës dhe Shqipërisë në takimin e 15 vëndeve antare të Bashkimit Europian në Selanik është shumë i rëndësishëm për integrimin e dy vëndeve si në planin rajonal ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Gjatë koferencës për shtyp që Shtajner dhe ministri Meta kanë dhënë pas takimit të tyre të mesditës, shefi i UMNIK është shprehur se fakti që një delegacion i UMNIK është ftuar për të marrë pjesë në këtë samit do të thotë shumë për Kosovën. Ndërësa ministri Meta u shpreh se ky samit është një shanc për Kosovën që ti tregojë rajonit, por edhe mbarë komunitetit Europian se ka një vizion të qartë për integrimin e saj.

Ilir Meta: “Sot kur është e qartë se të gjitha vendet tona synojnë antarsimin në Bashkimin Europian, ku është e qartë se Bashkimi Europian thekson përqasjen rajonale, bashkëpunimin rajonal, bashkëpunimin në rradhë të parë midis fqinjëve si një kusht kryesor të avancimit të procesit të Integrimit Europian, çdo mungesë dialogu, çdo refuzim dialogu do te thotë hap mbrapa në këtë proces”.

Në lidhje me mendimin që presidenti Alfred Moisiu ka shprehur në samitin e Ohrit, se Kosova çështjen e statusit duhet ta zgjidh me referendum, Shtajner është shprehur: “Më duket se më i rëndësishëm se rezultati i këtij procesi është mënyra se si do të shkojmë deri aty. Sa më shumë që ne të kemi prova për të treguar se ka institucione që funksionojnë si duhet, sillen si duhet, që marrin përsipër përgjegjsitë që kanë përpara atyre qe i kanë zgjedhur, aq më e lehtë do të jetë për ta zgjidhur këtë çështje”.

Megjithatë ka vazhduar ai, tani për tani, më i rëndësishëm është samiti i Selanikut që kemi përpara. Ndërësa ministri i ynë i jashtëm mbështeti mendimin e presidentit Moisiu lidhur me këtë çështje. Gjatë kësaj vizite të shkurtër por mjaft intensive ëshë cilësuar se do të forcohen mardhëniet Shqipëri – Kosovë. Pas takimit me Metën, Shtajner është nisur menjëherë drejtë Rinasit./tvklan.al