Në botë përllogariten rreth 170 milionë njerëz të infektuar nga virusi i hepatitit C ndërsa në Shqipëri çdo vit nga ky virus i rrezikshëm preken 30 persona. Rrugët e transmetimit janë të njëjtat me ato të HIV/AIDS: transfuzion gjaku, marrëdhënie seksuale, ndërhyrje kirurgjike dhe riprodhim.

“Hepatiti kronik C, për ecurinë e tij tepër të rrezikshme drejt cirozës dhe kancerit të mëlçisë, është realisht një problem madhor, jo vetëm në vendin tonë, por në të gjithë vendet e Evropës. Praktikisht kohët e fundit ne po zbulojmë shumë raste të infektuar me virusin e hepatit C, ndryshe nga hepatiti B ku prevalenca e tij është goxha më e lartë, por rrezikshmëria e hepatitit është dhe kjo tepër prokupante.”

Një nga temat kryesore që shqetëson shëndetësinë shqiptare është parandalimi i përhapjes së hepatitit C si një virus vdekjeprurës. /tvklan.al