Shërbimi i Përmbarimit Gjyqësor ka arritur të vjelë rreth 6 milionë euro përmes ekzekutimit të 90% të çështjeve të regjistruara për vitin 2008.

Shifrat janë bërë publike nga Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, i cili i vlerësoi ato si tepër optimiste për kushtet dhe procedurat e ekzekutimit të titujve ekzekutiv: shifra këto të krahasueshme me ato të vendeve të Bashkimit Evropian.

Enkelejd Alibeaj: Gjatë vitit 2008 zyrat e përmbarimit të republikës kanë të regjistruara si çështje, në të cilat kërkohet ekzekutim 18,512 çështje. Nga përllogaritjet rezulton që 90% e çështjeve përmbarimore të regjistruara për ekzekutim pranë zyrave të përmbarimit kanë gjetur një zgjidhje ligjore dhe është një shifër tepër optimiste dhe optimale për kushtet dhe procedurat e ekzekutimit të titujve ekzekutivë”.

Sipas ministrit Alibeaj gjatë vitit 2008 janë bërë ndryshime legjislative për krijimin e bazës ligjore për liberalizimin dhe privatizimin e shërbimit përmbarimor./tvklan.al