Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka zhvilluar një bisedë telefonike më homologun e tij ukrainas, Andrii Sybiha, i cili sapo ka marrë detyrën e tij si ministër i Jashtëm.
Në postimin e tij Hasani shkruan se gjatë bisedës telefonike i ka shprehur mbështetjen e tij të plotë homologut ukrainas i cili e ka marrë detyën në një moment të vështirë për vendin.
Ndër të tjera ai shton se përmes këtij veprimi ka rikonfirmuar angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.
“Zhvillova sot një bisedë telefonike me homologun tim ukrainas, Andrii Sybiha. E urova ngrohtësisht dhe i shpreha mbështetjen time të plotë, teksa ai merr pozicionin e tij si Ministër i Jashtëm gjatë këtyre kohërave sfiduese. Rikonfirmova angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”, shkruan ministri Igli Hasani.
Had a phone call today with my Ukrainian counterpart, @andrii_sybiha. I warmly congratulated him and expressed my full support as he steps into his role during these challenging times.
— Igli Hasani (@IgliHasani) September 10, 2024
Reaffirmed Albania's unwavering commitment to Ukraine’s territorial integrity, sovereignty,… pic.twitter.com/9d1LndLnFq
/tvklan.al