Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Ministri i Rendit Publik, Ilir Gjoni, ka pritur një delegacion të misionit MAPE, të kryesuar nga komandanti i këtij misioni në Bruksel, gjenerali Pietro Pistoles dhe i përbërë nga drejtues të lartë të këtij misioni në Shqipëri. Zbatimi i ligjit për policinë e shtetit, ka qenë çështja kryesore për të cilën është diskutuar në këtë takim.

Sipas ministrit Gjoni, ka pasur një ecuri të mirë në këtë drejtim. Vëmendje e veçantë në këtë takim, i është kushtuar organizimit dhe forcimit të policisë kufitare. Së fundi të dy palët, kanë qenë të një mendimi se duhet shpejtuar procesi i reformimit strukturor dhe programor i Akademisë së Policisë, si një bazë e domosdoshme, për ngritjen profesionale të policisë shqiptare./tvklan.al