Qeveria shqiptare ka miratuar 4 miliard lekë shtesë për buxhetin e shtetit. Këtë e ka deklaruar sot ministri i Financave Anastas Angjeli duke detajuar dhe përdorimin e këtij fondi. Sipas Angjelit rreth 1 miliard lekët do të përdoren për rehabilitimin e rrugëve Laç-Milot, Milot- Fushë Arrëz-Morinë.

30 milion lekë do të përdoren për ndërhyrjen e ujësjellësit, 30 milion dollarë për rehabilitimin e shkollave dhe spitaleve dhe 1 miliard lekë në dispozicion të sektorit të energjetikës. Çeshtjes së buxhetit të shtetit të vitit 2000 tha Angjeli janë si pasojë e mbetjes së të ardhurave nga tatimet, doganat, privatizimit të sektorit strategjik, veçanërisht AMC-së./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego