Ministri i Mjedisit, Lefter koka në mënyrë simbolike zgjodhi të mbjellë vetë fidanin e parë  të fushatës kombëtare të pyllëzimit në Përmet.

10 milionë lekë të reja janë vënë në dispozicion për gjelbërimin e të gjitha akseve kryesore dhe mjediseve publike të Përmetit me 2 mijë fidanë dru shkurre dhe lule dekorative.

“Në këto zona ka nisur një frymë e re. Bashkëpunimet tona me Bashkinë Përmet janë shumë dimensionale e në disa sektorë, ku vlejnë të theksohen ato në  trajtimin e mbetjeve apo menaxhmin e pyjeve, 2 sektorë shumë te rëndësishëm për shëndetin qytetarëve . Në Përmet duhet të zhvillohet edhe më tej turizmi e t’i kthehet tradita këtij qytetit”.

1000 trëndafila do të mbillen në Përmet në kuadër të kësaj fushate, për t’i dhënë kështu emrin të cilin e mban prej kohësh “Qyteti Trëndafilave”. Projekti “Gjelbërimi i mjediseve publike të qytetit Përmet”  pritet të mbarojë brenda këtij muaji.

Tv Klan