“Kryetari i partisë së bashkisë gënjeu sot pasdite duke paraqitur si të tij projektin e Ministrisë së Punëve Publike për të pastrehët. Ndërtimi i këtyre apartamenteve duhet të kishte nisur muaj më parë pasi paratë kanë qenë të gatshme dhe projekti ka qenë i gatshëm. E vetmja gjë që ka munguar kanë qenë trojet, por politika e zotit Rama nuk ka troje për të pastrehët, por ka troje për klientët financiarë e politikë të kryetarit të bashkisë. Në tetë vite partia e zotit Rama në pushtet ndërtoi as 200 apartamente”.

Eduard Shalsi: “Rikujtoj se është kjo qeveri që u premtoi shqiptarëve katër vjet më parë plot 4 mijë apartamente për të pastrehët. E dëshpëruar se nuk mbajti premtimin, pra nuk ndërtoi ato për të cilat u zotua sot po qesharakëzohet në sytë e shqiptarëve duke u përpjekur të shesë si të sajat projekte të cilat as nuk ka pas shansin t’i negociojë me të huajt, ashtu sikundër ne bëmë me bankën e Këshillit të Evropës qysh kur këta zotërinj ishin në opozitë.”/tvklan.al