Qemal Minxhozi: “I bëj thirrje prokurorisë së përgjithshme për t’i kërkuar gjykatës së Hagës një raport me shkrim për rezultatet që prokuroria e Hagës ka marrë nga investigimi i bërë në shkurt të vitit 2004. I kërkoj ministrisë së Drejtësisë dhe ministrisë së Jashtme për të kërkuar ndaj autoriteteve të UMNIK-ut në Kosovë, një raport për aludimet që zonja Del Ponte ngre. Nga ana tjetër unë i kërkoj qeverisë shqiptare që të përzgjedhë një studio këtu në Shqipëri dhe jashtë për të hedhur në gjyq zonjën kryeprokurore./tvklan.al