Mjekë kardiologë nga Shqipëria e Kosova janë mbledhur së bashku në konferencën e 12-të kombëtare të organizuar nga Shoqata Kombëtare e Kardiologjisë për të diskutuar mbi sindromin metabolik dhe risqet e popullatës nëse preket prej tij.

Mimoza Lezha: “Kërcënimi që i bën sindromi metabolik shëndetit është diabeti dhe sëmundja kardiovaskulare. Ky grumbullim faktorësh rreziku konsiston në hipertensionin arterial, në rritjen e perimetrit të belit dhe në hipergliceminë, pra glicemia esëll të jetë më shumë se 100 miligram për decilitër.”

Sipas statistikave rreth 25% e popullsisë në botë janë të prekur nga sindromi metabolik. Kjo sëmundje prek jo vetëm moshat e mëdha, por edhe fëmijët.

Stili i jetesës dhe obeziteti janë ndër shkaktarët kryesor të prekjes nga ky sindrom ndaj edhe mjekët rekomandojnë të bëhet kujdes me mbipeshën./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami