Lajme Arkiva 2003

Mjekët dhe personeli ndihmës mjek në spitalin “Omer Nishani” në Gjirokastër kanë bërë një grevë një orëshe në protestë për trajtimin financiar. Greva ishte paralajmëruar dhe kishte kërkesa ekonomike.

Bluzat e bardhë kërkojnë rritje të pagës, pagesën e orëve jashtë orarit si dhe prishjen e kontratës me institutin e kujdesit shëndetësor, pasi kontrata aktuale nuk u njeh asnjë përfitim nga tarifat që bëjnë pacientët për vizitat mjekësore. Ata kërkojnë nënshkrimin e kontratave individuale me Drejtorinë e Institutit Shëndetësor.

Do të thotë që ne duhet t’i shërbejmë poliklinikës, shërbimit ambulator në një kohë që për këtë lloj shpërblimi që këta njerëz kanë paguar për të fituar shërbimin shëndetësor falas, ne nuk duhet të marrim asnjë lloj shpërblimi në Institutin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor”.

Por ka qenë i menjëhershëm reagimi i i Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, pas një njoftimi për shtyp të këtij institucioni të gjithë mjekët janë të punësuar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila u ka ngarkuar detyrën që të bëjnë vizita dhe analiza, për të siguruarit duke i paguar vetëm për këtë gjë.

Moszbatimi i këtyre detyrave është mosrealizimi i punës së ngarkuar nga punëdhënësi, sipas deklaratës është i pavërtetë edhe pretendimi i mjekëve specialistë se mjekët e përgjithshëm kanë rroga dy herë më të larta.

Pretendimet e mjekëve specialistë se jemi në ekonomi tregu është spekulativ, ekonomia e tregut nuk do të thotë të abuzosh me detyrën, të shfrytëzosh atë për qëllime përfitimi në mënyrë të paligjshme dhe qëllime korruptive. Thuhet në deklaratën e institutit të kujdesit shëndetësor./tvklan.al