Nxitja e prodhimit buqësorë vendas ishte motivi kryesorë që mblodhi në një diskutim të gjatë në ambientet e Universitetit Buqësorë të Kamzës agronomë, pedagogë dhe specialistë të buqësisë. Presidenti Alfred Moisiu tërhoqi vëmëndjen e auditorit për ndihmën që duhet t’iu jepet bujqëve dhe fermerëve, për kultivimin e farërave dhe varieteteve me prodhimtari të lartë. Është e pakuptimtë tha presidenti Moisu, që siperfaqe të mëdha toke kanë mbetur ende të papunuara, hapja e negociatave me BE theksojë më tejë presidenti duhet të shoqërohen me rritjen e cilësise të prodhimeve buqësore në mënyrë që të përballohet konkurenca në tregjet rajonale.

“Universitete, institutet, qarqet e tjera akademike dhe gjithë shpenzimi shkencorë që është i lidhur me to, suksesin e tyre duhet ta masin jo me numrin vjetorë të studentëve apo me gradat e reja shkencore, por me ndikimin që vendimi dhe aktiviteti i tyre shencorë sjell në shoqëri dhe në nivelin e matjes së dijeve nga studentët në krahasim me kolegët e tyre në vendet perëndimore. Ndërësa për universitetin tuaj mendoj se ka rëndësi që mendime të reja shkencore që përpunohen në auditoret e këtij uiversiteti te shkojnë direkt në favor të bujkut, fermerit shqiptarë dhe ai ta ndjejë mbështetjen, ndihmesën dhe interesin për tu mbështetur tek juve”,u shpreh Moisiu./tvklan.al