Komuniteti i Sant’Egidio është rikthyer edhe njëherë në skenën politike shqiptare kësaj radhe për tu nderuar prej saj me urdhrin “Nënë Tereza” drejtuesi i tij monsignor Vicenzo Paglia njohur si negociatori për takimin e parë mes Nanos dhe Berishës para 10 vjetësh dhe më pas për marrëveshjen e 97 mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike është takuar me përfaqësues të politikës shqiptare.

Me zv/kryeministrin Ilir Meta monsignor Vicenzo Paglia ka biseduar për klimën e re politike të krijuar në vend dhe ka përshëndetur arritjen e stabilitetit politik drejtuesi i komunitetit të Sant’Egidio është takuar edhe me liderin e opozitës Sali Berisha.

Zoti Berisha ka vlerësuar me nota maksimale veprimtarinë e komunitetit të Sant’Egidio në këto 10 vite të tranicionit shqiptar. Lideri i opozitës ka mohuar se prania në Tiranë e monsignor Vicenzo Paglia, paralajmëronte bisedime të reja mes tij dh kreut të qeverisë Fatos Nano.

Sali Berisha: Është autori kryesor i marrëveshje së Sant’Egidio të vitit 97 nuk ka ardhur për ndonjë marrëveshje të tretë. Ka ardhur si një mik i Shqipërisë dhe i shqiptarëve për tu njohur me zhvillimet e fundit në vend./tvklan.al