Koka: Dëborë dhe shira të dendur në Itali

Veriu i Italisë vazhdon të jetë i mbuluar nga dëbora. Prej disa ditësh shumë qytete dhe fshatra janë përfshirë nga stuhi bore, të cilat kanë shkaktuar bllokim të rrugëve dhe dëmtimin e linjave të energjisë elektrike. Këto janë pamjet e rajonit verior të Italisë. Pjesa më e goditur është zona kufitare me Francën, ku malet janë mbuluar nga dëbora, ndërsa jugu po kalon ditë të vështira për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Koka: Spanjë, veriu i bllokuar nga dëbora

Edhe Spanja mesdhetare nuk i ka shpëtuar dimrit të acartë. Fshatrat dhe qytetet në veri janë përfshirë nga reshjet e dëborës, ndërsa lëvizja në rrugë, komunikimi në këto zona është thuajse i pamundur.

Trashësia e dëborës dhe ngricat kanë vështirësuar lidhjen me zonat më të goditura. Shumë nga drejtuesit e makinave kanë mbetur për mese 7 orë të bllokuar në rrugë, ndërkohë që dhjetëra forca ushtarake janë detyruar të ndërhyjnë për të ndihmuar 400 banorë që kishin mbetur të ngujuar në mjetet e tyre.

Meteorologët parashikojnë se koha e keqe me shi, dëborë dhe temperatura të ulëta do të vazhdojë dhe në ditët në vijim./tvklan.al