Jose Mourinho, njihet për deklaratat e tij ngacmuese. Të njëjtën gjë ka bërë edhe pas fitimit të Europianit nga Spanja.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij, Mourinho shkruan se iberikët ishin ekipi më i mirë dhe e merituan trofeun, ndërsa kishte dhe një urim të veçantë.

Ai përgëzoi Moratën dhe Nacho-n, por ju kujtoi si ishte pikërisht ai që iu dha debutimin në futbollin profesionist, duke uruar edhe veten me këtë rast. Mourinho bën edhe autokritikë, duke thënë se nuk e kuptoi dot potencialin e Carvajal kur ishte trajner i Real Madrid.

“Spanja kampione e Euro 2024. Urime kapitenëve Morata dhe Nacho. Shumë urime për këta dy lojtarë dhe për trajnerin që i dhuroi debutimin kur ata ishin ende vetëm fëmijë të akademisë. Por, ishte po ai trajner që nuk e kuptoi potencialin e Dani Carvajal. Urimet më të mëdha edhe për trajnerin Luis De La Fuente, autor i një pune të shkëlqyer. Fitoi skuadra më e mirë”, shkruan Mourinho. /tvklan.al