Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Përjashtimi i Partisë Lëvizja e Legalitetit për përfaqësimin në Komisionet Zgjedhore Zonale është cilësuar anti-ligjore, nga nënkryetari i PLL Murat Basha. Skema e bipolaritetit nuk funksionon më shprehet Basha, pasi të gjitha partitë parlamentar kanë të drejtën e përfaqësimit të tyre në KZZ për të kontrolluar votën.

Murat Basha: “Është një gabim i trashë që bëjnë dy forcat e mëdha politike kundër PLL, do t’i bëja thirrje që të mundohen të marrin gjithmonë në konsideratë ligjin dhe të mos shkelin ligjin. Tashmë bipolariteti nuk mund të funksionojë në politikën shqiptare, sepse dy partitë e mëdha kanë një rënie të ndjeshme të përkrahësve të tyre.”

Vendimi që Partia Lëvizja e Legalitetit të mos përfshihet në KZZ, u mor nga komisioni parlamentar për reformën zgjedhore./tvklan.al

Gazetare: Gerta Gixhari