Ndryshe nga ajo çfarë flitej, se lëvizja e ish-Kryeministrit Meta, do të krijonte një pol të tretë në politikën shqiptare, një nga deputetët, që mbështeti platformën e mendimit ndryshe, Mustafa Muçi, e mohon faktin se bëhet fjalë për një parti të re. Sipas tij, turi me socialistët e bazës synon një udhëheqje të re për socialistët.
Mustafa Muçi: “Unë nuk mendoj se problemet mund të rregullohen nëpërmjet krijimit të partive të tjera, unë mendoj se mbi të gjitha është e rëndsishme që të reflektohet brënda Partisë Socialiste për të gjitha kto probleme, me të cilat ballafaqohemi veçanërisht kto muajt e fundit, sepse përndryshe pushteti i socialistve është vënë seriozisht në, në rrëzik nga, nga opozita, e cila me sa duket po mbledh gjithmonë e më tepër njerëz.”
Gazetarja: Do të thotë që ju po tentoni të krijoni një udhëheqje të re të Partisë Socialiste?
Mustafa Muçi: “Ajo çka ne kemi tentuar në vazhdimësi dhe vazhdojmë të, të përpiqemi, është një ndryshim brënda Partisë Socialiste dhe çka, çka është më e rëndsishme, në ktë ndryshim, është jo vetëm demokratizimi i Partisë Socialiste, por mbi të gjitha, përmirsimi cilësor i qeverisjes dhe natyrisht ripozicionimi i Kryeministrit Fatos Nano.” /tvklan.al