Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokrate të Re, Nard Ndoka, kërkon publikisht ngritjen e një ministrie për kompesimin e të përndjekurve politik, por nuk kundërshton nëse ky portofol të drejtohet nga demokratët e reformuar.

Nard Ndoka : “Në emër të Grupit Parlamentar të PDR-së, kërkoj ngritjen e një ministrie të veçantë, që të trajtojë çështjen e dëmshpërblimit të të përndjekurve politk, si dhe atë të kthimit dhe kompesimit të pronave.”

Kjo kërkesë nuk është bërë ende zyrtare dhe nuk dihet se si do të reagojë kreu i qeverisë. Gjithashtu, Ndoka pranon bisedimet me grupin anti-Nano brenda mazhorancës socialiste dhe, nëse kjo do të mirëpritet prej tyre, atëherë deputetët reformatorë do të ishin të gatshëm për të bashkëpunuar.

Nard Ndoka: “ Ne kemi zhvilluar kontakte dhe bisedime me disa Grupe Parlamentare edhe me depuetetë të veçantë, të cilët janë rreshtuar ne kuvendin e Shqipërisë, që deputetët të zhvillojnë një oponencë të hapur ndaj qeverisë Socialsite.”/tvklan.al