Rreth dy mijë trupa të NATO-s do të qëndrojnë në Shqipëri. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i AFOR-it, Leitnant Kolonel Heriksen Helge në prag të largimit të zyrës së shtypit nga Tirana. AFOR 1që ka nisur misionin që në muajin Prill, në 1 Shtator do të zëvëndësohet nga trupa të tjerë në kuadrin e një tjetër misioni të quajtur AFOR 2.

Sipas Kolonel Helge misioni i AFOR do të jetë mbështetja e forcave të NATO-s në Kosovë si dhe përfundimi i ndërtimit të infrastrukturës në Shqipëri, punë kjo e nisur disa muaj më parë në bazë të një marrëveshje me Qeverinë Shqiptare. Ndërkohë për numrin e saktë të forcave dhe përbërje e tyre do të vemdosë këshilli i NATO-s në një mbledhje brenda këtij muaji. Koloneli Helge deklaron se do të ketë trupa nga vende të ndryshme por do të dominojnë trupat italiane.

Në përfundim ai ka shprehur shpresën që qeveria shqiptare do të mirëpresë misionin e ri të trupave që AFOR që tashmë pas luftës në Kosovë do të ketë të tjera detyra në Shqipëri./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego