Është ndarë nga jeta në moshën 65- vjeçare, djali i vetëm i aktores së njohur Tinka Kurti. Lajmi i hidhur është bërë publik nga mbesa e aktores, Jolanda Dhamo.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, Dhamo shkruan së ditën e diel ka ndërruar jetë Zef Kurti.

Kurti jetonte prej vitesh në Kanada së bashku me familjen e tij. 

Në 23 Janar artistja e Popullit Tinka Kurti u shtrua në spital, për shkak se vuan nga një infeksion pulmonar, i cili ka të bëjë me ngushtimin e bronkeve dhe shoqërohet me inflamacione të mushkërive./tvklan.al