Ndahet nga jeta në moshën 70 vjeçare Tito Jackson, anëtari themelues i grupit pop Jackson 5 dhe vëllai i të ndjerit Michael Jackson. Shkaku zyrtar i vdekjes ende nuk është bërë i ditur. Tito ishte në grupin ikonë së bashku me vëllezërit Jackie, Jermaine, Marlon dhe Michael, të cilët u ndanë nga jeta  në 2009.

Lajmi u konfirmua në një postim ne Instagram nga tre djemtë e tij.

“Jemi të tronditur, të pikëlluar dhe të shkatërruar. Babai ynë ishte një njeri i jashtëzakonshëm që kujdesej për të gjithë. Do të na mungojë shumë. Do të jetë përgjithmonë ‘koha e Titos’ për ne. Ju lutemi mos harroni të bëni atë që babai ynë gjithmonë mbrojti dhe kjo është ‘të duam njëri-tjetrin.”

Hitet e Jackson 5 përfshinin ‘ABC’, ‘The Love You Save’ dhe ‘I Want You Back’.

Klan News