Armando Broja ka një arsye më shumë që të arrijë gjendjen e tij optimale, e të fitojë zemrat e tifozëve të Evertonit.

Drejt përfundimit është stadiumi i ri unik i klubit, me ekipin që do të luajë në sezonin e ardhshëm. Arkitektët kanë vendosur që në impiantin e ri të shtojnë një detaj të ri.

Ekipi i Armando Brojës pritet që të luajë në shtëpinë e re në sezonin e ardhshëm, kur impianti të jetë gati. Ky projekt ka kushtuar 900 milionë Euro dhe po ndërtohet në zonën portuale të Bramley-Moore, raporton tabloidi The Sun.

Ky impiant e ka transformuar edhe zonën përreth, duke i dhënë një tjetër impakt. Uji tani po rrjedh nga skela perëndimore e stadiumit të Evertonit, i cili ka një lodhje edhe me kanalin Leeds-Liverpool.

Për të krijuar sipërfaqe të reja janë përdorur gjysmë milioni metër kub rëre, duke krijuar terrenin e nevojshëm për realizimin e projektit.

Por për të mundësuar krjimin e kanalit të ri janë gërmuar 17 000 metra kub rërë, i cili tani është mbushur me ujë. Në këtë mënyrë, kjo vepër e re do ta bëjë edhe më të bukur impiantin e ri.

Sulmuesi kuqezi është bashkuar me Tofis në këtë merkato vere. Në bazë të akordit me Çelsin, ai është i huazuar për një sezon, me klubin që ka të drejtën e blerjes në verën e 2025-ës. Ky sezon do të jetë vendimtar për sulmuesin 23-vjeçar për të përcaktuar të ardhmen e tij. Ndërsa vazhdon rekuperimin, ai shumë shpejt do të jetë gati për trajnerin Sin Djuk.

E nëse futbollsti rikthehet me gola e do të zërë vendin e titullarit, ai do të ketë mundësinë që të luajë në këtë mrekulli arkitekturore, që do të jetë shtëpia e re e Evertonit.

Klan News