Pas Durrësit hitet e Legjendës së muzikës Pop, Michel Jackson, do të vijnë sonte në një koncert vokalo simfonik për publikun kryeqytetas.

Dy solistët italianë Chlarissa Vichi dhe Mattia Sciascia, nën regjinë e Roberto Molinelli, do të sjellin këngët legjendare “Billie Jean”, “Heal the World” “Thriller”, “Beat In”, shoqëruar nga kori i Teatrit të Baletit.

Nuk është koncerti i parë që Tetari i Operas, ngjit në skenën e saj, një shfaqë të tillë duke krijuar kështu një tjetër frymë që shkon përtej klasikes. Më parë janë shfaqur “Queen: Show must go on” dhe “Paganini in Jazz”.

Koncerti për Michael Jackson do të ngjitet në skenën e Operas sonte në orën 20:00.

Tv Klan