Një prezantues televiziv brazilian dhe kandidat për kryetar bashkie goditet me karrige mbi kokë nga një rival politik gjatë një debati.

Pamjet tregojnë Jose Luiz Datena duke ecur drejt Pablo Marcal dhe prej aty hedh karrigen nga një distancë e afërt që prek kokën e tij, megjithëse ai arriti të manovroje në minutën e fundit duke shmangur sado pak goditjen.

Gjatë debatit televiziv ndaj Datenes pati akuza për ngacmime seksuale. Kjo çoi në një shkëmbim fyerjesh, i cili përfundoi me sulmin fizik.

Debati i organizuar nga kanali TV Cultura u ndërpre për pak kohë. Ai  rinisi me kandidatët e mbetur pasi Marcal u dërgua në spital dhe Datena u përjashtua. Datena pranoi para policisë se e humbi toruan gjatë komenteve të bëra nga Marcal. Të dy si Pablo dhe Jose konkurrojnë për t’u bërë kryebashkiak i Sao Paulos.

Klan News