Ndërpritet shqyrtimi i 20 dosjeve të cilat i përkasin anëtarit të Gjykatës së Tiranës Elvis Kotini. Ai u shkarkua me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë për shkeljen në dy dosje të gjykuara gjatë muajve të mëparshëm.

Sipas zëdhënëses së gjykatës gjyqtari Kotini ka pasur në dorë rreth 20 dosje nga të cilat 2 çështje civile dhe të tjerat penale. Një nga këto të fundit i përket të pandehurit Osman Shehu nga ish firma rentiere “Gjallica”.

Ai akuzohet për tjetërsim të pasurisë për shumën rreth 200 milionë lekësh. Burime të gjykatës së rrethit saktësuan se të gjitha dosjet do të mbeten pa gjyqtar. Të paktën deri sa kolegjet e bashkuara civile të shqyrtojnë ankimin e gjyqtarit të shkarkuar Kotini kundër vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

 Kotini do të vazhdojë të shqyrtojë dosjet e ngrira aktualisht në rast se kthehet në punë. Në të kundërt nëse gjykata e lartë lë në fuqi vendimin e KLD-së 20 dosjet do ti caktohen anëtarëve të tjerë të Gjykatës së Tiranës me short./tvklan.al