Lajme Arkiva 2003

Një grup pallatesh në rrugën Irfan Tomini prej disa ditësh po vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Mungesa e ujit në rubintat e shtëpisë së tyre i ka detyruar të mbushin ujë në një tubacion të mbetur nga prishja e ndërtimeve pa leje buzë Lanës. Ujë nuk kemi në shtëpi, kemi nja dy ditë.

Gazetarja: Pse po mbushni ujë?

Banore: Se s’ka pallati.

Gazetarja: Sa ditë keni pa ujë.

Banore: Që dje, erdhi në mëngjes gjysmë ore. Mesa duket do ketë ndonjë defekt.

Gazetarja: Ka lajmëruar ujësjellësi që nuk do të keni ujë?

Banore: Jo, nuk kanë lajmëruar.

Banore: Kemi dy ditë që s’kemi ujë.

Gazetarja: Është bërë ndonjë lajmërim nga ujësjellësi?

Banore: Jo. S’është bërë fare.

Gazetarja: Po ju jeni interesuar pranë ujësjellësit që ka defekt?

Jo nuk jemi interesuar por kemi dëgjuar që ka defekt. Të paktën duhet të lajmëroni se uji është gjeja kryesore për njeriun. Tym, papastërti  ka plotë nga Lana. Mungesa e ujit është akoma më e dëmshme për popullin.

Gazetarja: Si po ja bëni këto ditë me ujin?

Banore: Hiç mbushim te ura, por dje s’kishte fare.

Në Drejtorinë e Ujësjellës Kanalizime të thonë se ndërprerja e ujit të pijshëm në këtë lagje është bërë për shkak të punimeve që po bëhen për shtrimin e rrjetit të ri të tubacionit të ujit që furnizon këtë lagje, por kjo vetëm për këtë ditë.

Inxhinierët e kësaj drejtorie nuk e shikojnë detyrë të lajmërojnë banorët për ndërprerjen e ujit vetëm për 1 ditë pasi kjo sipas tyre është normale. Ndërkohë që nuk japin informacion pse banorët e kësaj lagjeje nuk janë furnizuar me ujë edhe dy ditë më pas./tvklan.al