Kombëtarja shqiptare që po stërvitet në Budapest ka besim se mund ta fitojë takimin e së shtunës ndaj Hungarisë.

Trajneri i përfaqësueses, Arie Haan, gjatë një analize paraditen e së mërkurës i ka treguar futbollistëve pikat e forta dhe të dobëta të skuadrës vendase.

Altin Lala: “Në mesfushë kanë kualitet të fitosh, por në sulm me një fjalë nuk kanë sulmues tipik që mund të na rrezikojnë shumë, kurse në mbrojtje me një fjalë edhe mund t’i godasim. Do të thoja që me këtë ndeshje kemi shans edhe për me fitu lojën.”

Bindjen se Shqipëria do të përpiqet për një rezultat pozitiv e ka dhe shtypi hungarez pasi ekipi ynë drejtohet nga një figurë e futbollit si hungarezi Haan.

Trajneri i kuqezinjve e ka deklaruar synimin edhe në një intervistë për të përditshmen, Magyar Hirlap, duke shtuar se vetëm tre pikët do ta bënin atë të lumtur.

Haan është i mendimit se kut futbollistët tanë janë në formë të mirë mund t’i bëjnë ballë çdo ekipi.

Sipas tij Portugalia, Danimarka dhe Suedia janë pretendentet për vendet e para, ndërsa objektivi i Shqipërisë mbetet vendi i katërt.

Ndeshja Hungari-Shqipëri do të luhet të shtunën në ora 19:45 në stadiumin “Ferenc Pushkash” dhe do transmetohet direkt në Supersport./tvklan.al