Tu shpërndashë ushqim njerëzve në nevoje është humane, por dhënia e bukës në ditën e Bajramit merr një kuptim akoma më të madh. Romina megjithëse nuk merr pjesë në ndonjë fondacion ose shoqatë ka arritur që ndihmar ushqimore të grumbulluara ti shpërndajë sot për këta fëmijë të cilët kanë më shumë nevojë se të tjerët.

“Eshtë thjeshtë një vazhdimësi e dëshirës sime, lind nga zemra ime, gjithmon ka qënë nga zemra ime dhe do të jetë. Më ndihmuan shumë komuniteti mysliman, organizata “Mjaft” dhe qytetarë të Tiranës që kanë dhënë kontributin e tyre, që sado i vogël është një kontribut human dhe bamirës”.

Sëbashku kanë ardhur të ndihmojnë dhe shoqe të tjera dhe ato studente.

“Për rreth dy orë kemi përgatitur disa paketa ushqimore me gjërat më të domosdoshme për këto familje, të cilët i kemi grumbulluar në këtë vend për ti shpërndarë ushqime”.

Në fund të fundit ata që përfituan nga këto ndihma ushqimore ishin këta fëmijë të ardhur nga bregu i lumit apo dhe nga zona e selitës. Ata kanë më nevojë se të tjerët.

Gazetari: Çfarë bëni këtu ju?

“Mësojmë, në fund kur te ikim hamë bukë me salçiçe dhe ikim.

Gazetari: Hani bukë këtu, apo i merrni nëpër shtëpi?

“Hamë këtu, ka që i marrin këtu dhe ikin në shtëpi”.

Ndërësa drejtues të lëvizjes “Mjaft” e cilësojnë këtë si një hap që i bën sfidë edhe shtetit, duke dhënë shëmbullin se edhe vetë njerëzit e thjeshtë mund të kontribojnë për kategoritë e caktuara të komunitetit siç është rasti në fjalë.

Erion Veliaj: “Në një farë mënyre përveç se është një ndihmë ndaj Rominës dhe këtyre fëmijëve, është edhe një sfidë që i bëjmë shtetit dhe qeverisjes, një qeverisje që duhet të ketë parasysh të ndërtojë një rrjete sociale që qytetari i tyre të mos bie nga kjo rrjetë, qoftë për çështje të varfërisë, mungesës së arsimit”./tvklan.al