Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Ujërat e ndotura të lumit Shkumbin përbëjnë rrezik për përhapjen e epidemive. Mjekët e poliklinikës qendrore në Elbasan, kanë dhënë alarmin për përhapjen e patologjive të ndryshme të lëkurës. Në këtë poliklinikë çdo ditë sipas mjekëve vijnë për të kryer vizita rreth 30 pacientë.

Mjekja: “Çdo verë paraqiten shumë të sëmurë me sëmundjet e lëkurës. Zakonisht këto sëmundje shkaktohen sidomos tek persona që frekuentojnë shumë lumin Shkumbin”.

Sipas mjekëve, shkak kryesor për përhapjen e sëmundjeve të lëkurës tek njerëzit që lahen në ujërat e Shkumbinit është derdhja në të e ujërave të zeza. Ndërkohë që ndotja e e lartë e ujit ka shkaktuar dhe ngordhjen e një numri të madh të gjallesave të ndryshme./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka