Ndre Legisi: “Fakti që kongresi rezultoi ashtu siç ne e kishim parashikuar, asnjë produkt që del nga ky kongres nuk na befason. Sot, unë mendoj që autoriteti i Nanos është më i dobët se kurrë. Unë jam shprehur edhe një herë, që nuk do të votoj asnjë qeveri që do të këtë kryeministër Fatos Nanon. Ne do të shfrytëzojmë të gjitha hapësirat që kemi në parlament, në parti, në organizatat e partisë aty ku bëjmë jetën e partisë e të gjitha me radhë.”/tvklan.al