Ky është botimi i ri i poetit dhe publicistit Preç Zogaj, por që përmbledh poezitë e tij më të mira të shkruara përgjatë jetës, që nga vargjet e krijuara në rini, deri tek ato që ka hedhur në letër vitet e fundit.

40 vite krijimtari në poezi i sjell në një botim që ka zgjedhur ta quajë “Në çdo pasqyrë na sheh mëkati”, jo rastësisht.

Poezitë e rinisë, përballë atyre ku arritja artistike e shkrimtarit e ka prekur kulmin janë ato çka vetë Preç Zogaj evidenton në këtë vëllim, ndërsa poetë dhe miqtë e tij të rrugës letrare, evidentojnë ndikimin e penës së Preç Zogajt në poezinë shqipe.

Në librin “Në çdo pasqyrë na sheh mëkati” janë përzgjedhur 500 poezi nga lëmi i krijmtarisë së Zogajt, si një dhuratë për çdo lexues, por veçanërisht për ata që e duan poezinë.

Tv Klan