Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Veri Koçi, nëndrejtori i doganave:- Përsa i përketë përcaktimeve që janë bërë në kodin e ri doganor është organizuar edhe organi për luftën kundër trafikut të paligjshëm të kontrabandës, i cili gëzon edhe të drejtat e policisë gjyqsore. Për herë të parë në hitorinë e dogana shqiptare edhe njësia e anti-kontrabandës detare, pra për herë të parë në ujrat tërritoriale të shqipërisë gjendet prezenca dhe grupe të anti-kontrabandës shqiptare të cilët në bashkëveprim me Camsin, patrullojnë dhe godasin kontrabandën që bëhet në kufirin bregdetar të shqipërisë. Drejtoria e anti-kontrabandës, gjatë vitit ’99 ka mundur të japi gjoba dhe sekuestro ndaj subjekteve që kanë bërë shkelje doganore një shumë prej 245 milion lekësh dhe ka sekuestruar një mall përafërsisht me të njëjtën shumë. Gjatë vitit të kaluar neve si department dhe si drejtori e përgjithshme e doganave kemi dhënë për ndjekje penale 25 subjekte, kemi larguar nga puna rreth 70 punonjës të administratës doganore, nga të cilët 40 janë vënë për ndjekje penale dhe nga struktura e policisë doganore janë ndëshkuar dhe dhënë për ndjekje penale 12 persona.

Gazetarja:- Ju si e argumentoni largimin e Natalia Çeas?

Veri Koçi, nëndrejtori i doganave:- Unë kam dëgjuar nëpërmjet shtypit, që zonja Natalina po ikën sepse është kërcënuar, gjë për të cilën më duket jo shumë argumentuese. Po të punosh në sistemin doganor do të pranosh edhe kërcënime, por zonja Natalina ka një eskortë me mjete të sofistikuara. Nuk mundët që një telefonatë anonime të bëhet shkak për tu larguar. Largimi i saj mund të jetë krejt natyral, gjë që është kopetencë e zonjës Çea për ta gjykuar, por kjo nuk do të thotë që misioni i CAM Albanias të mos e vazhdoj punën dhe ne do të jemi transparent për një bashkëpunim edhe më të mirë./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego